20 Shtator 2020

Kaka në planet e Ancelottit

Madrid, 5 maj - Carlo Ancelotti dëshiron me çdo kusht transferimin e ish-asit të tij Ricardo Kaka, nga Real Madridi në Stamford Bridge.

Real Madridi shpenzoi hiç më pak se 60 milionë funte për transferimin e Kaka nga Milnai, por duket se pas sezonit të parë zhgënjyes, Reali nuk e dëshiron më në skuadër dhe për këtë arsye Ancelotti dëshiron ta shfrytëzojë rastin.

Gazeta Sport shkruan se Ancelotti nuk është dorëzuar kur bëhet fjalë për dëshirën e tij për t’u ribashkuar me Kakan, dhe ai tani është më se i bindur se mund të lëkundë Realin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Shtator 2020

- Forumi Ballkanik në emër të Platformës së Shoqërisë Civile për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut mban konferencë për shtyp në të cilën publikon raportin hulumtues, që është një vështrim mbi progresin e bërë nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor drejt zbatimit të zotimeve të tyre që nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Londër (2018) dhe Poznań (2019), të zhvilluara në kuadër të Procesit të Berlinit të nisur në vitin 2014. (Zyret e Forumit Ballkanik Rr. Tirana, C4/2 LAM B-N2 11-1, banesat e bardha të Prime Group, afër Euro Printy, ora 13:00)
 
- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 14:00)