19 Prill 2024

Juventusi dëshiron treshen e Liverpoolit

Torino, 12 prill - Juventusi mendohet se ia ka bërë tashmë ofertën Rafa Benitezit për të ardhur në Olimpico të Torinos, me ç’rast ai me vete do të merrte Fernando Torresin dhe Javier Mascheranon.

Sipas The Sunday Times, gjiganti italian besohet se tanimë kanë bindur spanjollin Benitez për t’u larguar nga Anfield duke sjellë dhe lojtarët e tij të preferuar për të bërë revolucion në sezonin e ardhshëm.

Ashtu si Liverpooli, edhe Juventusi ka pasur probleme këtë sezon si në rang vendor ashtu dhe në atë evropian.

Pas spekulimeve në janar për kalimin e Benitezit te Juventusi, duket se tani kjo do të bëhet realitet për shkak se buxheti i transferimeve te Juvja këtë verë është i lartë.

Mbetet të shihet nëse Torres dhe Mascherano do të binden për t’u larguar nga Anfield.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)