29 Mars 2024

Juventus gati t’i ofroj Tottenhamit 250 milion euro për Harry Kane

Torino, 12 shkurt - Neymar mund të mos jetë edhe për shumë kohë blerja më e shtrenjtë në futbollin botëror, pas kalimit nga Barça për te Paris SG verën e kaluar për 222 milionë euro.

Por cila është tratativa që pritet të rrezikojë këtë rekord të brazilianit? Nuk bëhet fjalë as për sheikët e PSG-së, apo ata të Manchester Cityt, as për Realin e mësuar me çmenduritë financiare të Florentino Perezit.

Ai që mund të bëjë surprizën është Juventusi, të paktën sipas burimeve të medies spanjolle “Don Balon”.

Juventus duket se janë gati t’i rrëmbejnë Tottenhamit sulmuesin gjigant Harry Kane, për një shumë stratosferike prej 250 mln eurosh.

Siç raportohet, Juventusi me situatën perfekte financiare aktualisht, mund të ketë gjithçka të nevojshme për të bërë “blerjen e verës së ardhshme”. Sigurisht për t’ia dalë mbanë do të heqë dorë nga shërbimet e argjentinasit Paulo Dybala, që kërkohet me ngulm nga shumë skuadra elitare.

Edhe pse shifra e treguar nga “Don Balon” duket e ekzagjeruar, nuk përjashtohet që Juventusi t’i shpenzojë me të vërtetë aq shumë parà, vetëm e vetëm për t’i dhënë skuadrës së drejtuar nga Allegri një lojtar me peshë tejet të konsiderueshme cilësore.

Juventusi, – thotë “Don Balon”, – është i ndërgjegjshëm se nuk mund të luftojë në nivel ekonomik me të mëdhenjtë e Europës, kështu që nuk mund të tentojë blerjen e kampionëve të kalibrit Messi, Cristiano Ronaldo apo Neymar, por e konsiderojnë të mundshëm afrimin e Kane nga Tottenham, rival me të cilin do të përballen edhe në 1/8-at e Champions League.

Mbetet për t’u parë, por për të arritur deri te Kane me një shifër kaq stratosferike, ai që pritet të largohet për t’i bërë vend sulmuesit anglez është Dybala.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)