26 Tetor 2020

Juventus fiton pas pesë javësh

Torino, 15 shkurt - Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 3-2 kundër Genoas, në ndeshjen e zhvilluar të dielën në Stadiumin Olimpik të Torinos.

Të parët kaluan në epërsi mysafirët me anë të Marco Rossit (16’), ndërsa Amauri barazoi rezultatin (42’), pas një harkimi të bukur të Caceres, për të dërguar skuadrat në pushim me rezultat 1-1.

Pas një lëvizjeje të bukur, Alessandro Del Piero në bashkëpunim me Diegon, kapiteni legjendar i Juventusit kaloi vendasit në epërsi (61’).

Mirëpo, Genoa e barazoi shumë shpejt rezultatin (63’), kur një gabimi të portierit Gigi Buffon, e ndëshkoi sërish Marco Rossi.

Fitoren Zonjës së Vjetër ia solli ikona bardhezi, Alex Del Piero, i cili nxori një penallti, të cilën e shndërroi në gol (78’). Ishte kjo një fitore shumë e rëndësishme e Juves drejt qëllimit për një vend që çon në Ligën e Kampionëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Tetor 2020  - Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish-Zëvendës Drejtorin Menaxhues në AKM, Ahmet Shala. (Ndërtesa e Kuvendit, N204, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, organizon ceremonin e lëshimit te vulës apostile dhe verifikuese edhe në Komunën e Pejës në të cilën do të jetë edhe ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu. (Qendra për Pajisje me Dokumente në  Komunën e Pejës, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës njoftohet me dëshmitë e dëshmitarëve të ekipesë vullnetare në Qendrën Karantinë në Prishtinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit, lidhur me rastin e T.L. i akuzuar për veprën penale Vrasje e rëndë dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll  ose posedim të paautorizuar të armëve. (Gjykata Themelore në Ferizaj, kati I-rë, salla nr.2, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton nesër Komunën e Gjilanit. (Teatri i Gjilanit, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish- nëtarin e Bordit të AKM-së, përfaqësues i sindikatave të punëtorëve. (Ndërtesa e Kuvendit, N204, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 14:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës njoftohet me dëshmitë e dëshmitarëve Vlora Hasimja, Mjeke nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare dhe Lume Sopjani, Infermiere, QKMF. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 12:30)