28 Mars 2024

Jordan blen ish-ekipin e tij Charlotte

SHBA, 21 mars - Pasi ka fituar gjithçka që ishte për t’u fituar si lojtar Michael Jordan jepet pas një sfide të re, atë të të qenit pronar.

Në fakt “Air” ka blerë Charlotte Bobcats, me një ofertë prej 275 milionë dollarë (rreth 202 milionë euro), të aprovuar edhe nga “bordi” i NBA-it.

Ai që ka arkëtuar këtë shumë të madhe parash ishte Bob Xhohnson, të cilit “MJ” nuk ia mori dot në kohë rekordin e zezakut të parë që posedon një ekip në NBA, por ish-numri 23 i Chicago Bulls dëshiron të bëjë më mirë se ai: objektivi është të fitojë, të jetë numri 1, ashtu siç ka qenë në parket.

“Është një ëndërr që do të realizohet, dua të ndërtoj një rrugë fituese”, u shpreh Jordan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)