23 Prill 2024

Italia nis përgatitjet për Botërorin 2010

Romë, 25 maj - Mes duartrokitjesh, por edhe vershellimave te atyre tifozëve qe nuk jane dakord me zgjedhjet e trajnerit Marcello Lippi, kombëtarja e Italise ka nisur përgatitjet përpara finaleve te Kupes se Botes.

Kampionet e Botes ne fuqi kane zgjedhur Torinon si stacionin e pare per te përgatitur Boterorin, ku Lippi dhe te besuarit e tij do te kerkojne te mbrojne kuroren.

“Ne do ta provojme edhe nje here, por me me shume entusiazem. I kam thene futbollisteve se i kane te gjitha mundesite dhe kualitetet teknike e fizike per te dale me sukses nga ky kompeticion”, eshte shprehur Marcello Lippi.

Tekniku italian ka grumbulluar 28 futbolliste te cilet gjate kësaj jave do te mundohen te bindin ate se jane gati per listen me 23 emrat qe do te udhetojne drejt Afrikes se Jugut.

Tekniku, i cili udhëhoqi Italine drejt titullit kampion bote ne vitin 2006, ka preferuar te mos polemizoje me ata tifoze qe nuk pranojne zgjedhjet e tij.

Italia arriti te kualifikohej per ne Boterorin 2010 pa asnjë humbje ne grupin e saj, nderkohe qe ne turneun me te rendesishem te futbollit do te luaje ne Grupin F, bashke me Paraguain, Zelanden e Re dhe Sllovakine. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)