29 Maj 2020

Inter fillon stërvitjet pas testeve negative ndaj koronavirusit

Milano, 8 maj - Lojtarët e ekipit italian të Seria A Inter Milan mund të rifillojnë stërvitjen në qendrën Suning të klubit, pasi të gjithë nga ekipi i parë u testuan negativ ndaj koronavirusit.

Interi duhej të shtynte rifillimin e stërvitjes më herët gjatë javës, sepse jo të gjithë në ekip ishin testuar ndaj COVID-19.

Klubi tha se të gjitha testet tani janë negative dhe se "seancat individuale të stërvitjes individuale do të fillojnë këtë pasdite."

AC Milan ka rihapur gjithashtu qendrën e saj të stërvitjes për lojtarët e saj.

Shumica e klubeve tjera të ligës italiane kanë rinisur stërvitjet në baza individuale këtë javë para se të fillojnë stërvitjet e plota të ekipit më 18 maj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Maj 2020

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit, e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit. (Salla e shtëpisë së kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrëtohet  raporti vjetor i përformancës se Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2020, në të cilën do të bëhët shqyrtimi i propozim vendimit për bartjen e tejkalimit të të hyrave vetanake nga viti 2019.  (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Objekti i KGjK-së, ora 14:00)