27 Nëntor 2022

Iniesta rinovon edhe për dy vite me Vissel Kobe

Madrid, 11 maj - Fituesi i Kupës së Botës, Andres Iniesta ka rinovuar kontratën me Vissel Kobe edhe për dy vite.

37-vjeçari që shënoi golin e fitores kur Spanja mposhti Holandën në Kupën e Botës, iu bashkua Vissel në vitin 2018 pas një karrierë të shkëlqyer te Barcelona, ku fitoi katër herë Ligën e Kampionëve dhe nëntë herë La Ligan.

Spanjolli i ndihmoi Vissel të fitojnë trofeun e parë, pra kupën Emperor në vitin 2019, gjë që e kualifikoi klubin në Ligën e Kampionëve AFC për herë të parë në histori.

Iniesta ka qenë i shkëlqyer te skuadra e Kobe, por një lëndim në gju, bëri që të mungoi për një kohë të gjatë.

Ndërkohë, tani që është rikthyer ka vendosur që të vazhdojë të luajë deri në vitin 2023.

Kobe momentalisht renditët në pozitën e pestë në tabelë, 18 pikë prapa liderit Kawasaki Frontale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 nëntor 2022

- Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Kuvendi i Shqipërisë në Tiranë, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës organizojnë “Ditën e Hapur’’ në të cilën do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)