28 Mars 2024

Iniesta: Mezi pres ta festoj titullin

Barcelonë, 15 maj - Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, nuk e fsheh entuziazmin që ka para mundësisë së madhe për ta fituar edhe një titull të Kampionatit spanjoll.

“Është vështirë ta rifitosh titullin. Ta bësh këtë në ditën e fundit, me kaq shumë pikë, do të ishte spektakolare”.

“Mezi pres të zhvillohet ndeshja dhe ta kem rastin të festoj një tjetër titull. Ne e kemi të gjithë motivimin në botë për këtë ndeshje. Të gjithë e dimë se gjendemi vetëm 90 minuta larg titullit. Tifozët gjithmonë reagojnë dhe ne kemi nevojë për ta”, është shprehur spanjollin një konferencë për shtyp.

Në javën e fundit të La Ligas, Barcelona është nikoqir i Valladolidit në Camp Nou dhe i nevojitet fitorja për t’u shpallur kampion.

 Ndërsa sa i përket Iniestas, duket se nuk do të mund të luajë në atë ndeshje për shkak të lëndimit që e ka kufizuar të luajë në një pjesë të madhe të sezonit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)