29 Mars 2024

Icardi s’ka rinovuar me Interin

Milano, 6 shkurt - E ardhmja e Mauro Icardit vazhdon të jetë një temë diskutimi në futbollin italian.

Ndërsa drejtuesit e klubit zikaltër janë të bindur për qëndrimin e sulmuesit argjentinas në Milano, bashkëshortja dhe njëkohësisht agjentja e lojtarit, Wanda Nara, jo pak herë ka lënë të kuptohet të kundërtën, e kjo ka bërë që e gjithë Europa të tentojë blerjen e kapitenit të Interit.

Media italiane flet për kontaktet e nisura nga Manchester United, Juventus e Chelsea me futbollistin, por në garë për të duket se janë edhe dy klubet e La Ligës, Real dhe Atletico Madrid. Madje, flitet se edhe Barcelona mund të bëjë tentativën e saj për Icardin, që e sheh si zëvendësuesin e Luis Suarezit në të ardhmen.

Përfaqësuesit e Icardit e kanë të qartë situatën e tij dhe duan që t’i garantojnë një përmirësim në nivel sportiv dhe ekonomik të karrierës së tij.

Kampionati spanjoll duket se është opsioni që e tërheq më shumë Icardin, i cili nga ana e tij e ka konsideruar Madridin si vendin e tij të preferuar për të vijuar karrierën e tij. Për më tepër, tek Interi e dinë se, nëse ai nuk rinovon kontratën, atëherë çmimi i Icardit për transferimin te një skuadër tjetër do të ulet ndjeshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)