20 Prill 2024

Ibrahimovic drejt Milanit

Milano, 26 maj - Sportivja spanjolle Sport shkruan se Milani është favoriti kryesor në garë me Chelsean dhe Manchester Cityn për të marrë shërbimet e Zlatan Ibrahimovic.

Pasi Barcelona kompletoi transferimin e David Villa, gjithmonë e më shumë janë të zëshme spekulimet në media për largimin e Zlatan Ibrahimovic edhe krahas asaj që drejtuesit e klubit thonë se suedezi nuk është në shitje.

Besohet se Barcelona tashmë ua ka ofruar Ibrahimovic dy klubeve angleze Chelsea dhe Manchester City, klube këto të cilat kanë fuqi më të madhe financiare për të transferuar sulmuesin. Por sipas edicionit të sotëm të Sport, ekipi i Milanit është favoriti kryesor në garë për nënshkrimin e sulmuesit.

Gazeta shkruan se Silvio Berlusconi është i gatshëm të dërgojë një ofertë të majme në drejtim të Barcelonës, me qëllim që ta rikthejë Zlatan Ibrahimovic në Serie A. Edhe Ibrahimovic do të preferonte të rikthehet në Itali, ku ka luajtur në fanellën e Interit dhe Juventusit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)