26 Shtator 2020

Higuan nuk do të jetë më pjesë e Juventus

Torino, 11 shtator - Gonzalo Higuan nuk do të jetë më pjesë e Juventus, si dhe nuk do të luajë më në Itali. Sulmuesi argjentinas tashmë i jep fund aventurës në Itali, duke provuar një sfidë të re përtej Atlantikut.

Kontrata e 32-vjeçarit në Juventus do të përfundojë, duke e lejuar atë të kalojë me Inter Miami falas. Ky klub ka si pronar ish-futbollistin e njohur anglez David Beckham.

Ai do të paguhet prej rreth 3.7 milion paund në vit. Trajneri i ri i Juventsuit, Andrea Pirlo pati deklaruar se nuk e kishte në planet e tij sulmuesin argjentinas dhe kjo detyroi atë që lëvizë.

Largimi në SHBA  e bën që ai të jetë më pranë vëllait të tij, Federico, i cili gjithashtu luan në MLS për DC United.

Juventusi i dha Napoli një shumë të majme 75.3 milion paund për  blerjen e argjentinasit në 2016. Higuanin fitoi  tre tituj të kampionatit dhe dy herë Kupën e Italisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2020

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet afër bankës "Pro Credit Bank". (Përballë rektoratit të UP-së, lagjia "Tre Sheshirat", ora 13:00)

- Platforma Bashkë-krijuese GërrGërr organizon ditën e dytë të programit, “Kuzhina Anasjelltas”. (Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)

- Mbahet nata e dytë e edicionit të festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 18:30)