19 Prill 2024

Haradinaj u bën thirrje komunave për subvencionimin e klubeve sportive

Prishtinë, 1 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ndan shqetësimin e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës, se klubet sportive kanë vështirësi në funksionimin e tyre, ku shumë sosh janë në rrezik të shuarjes.

Kryeministri Haradinaj i ka dhënë mbështetje ministrit për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Gashi, në zbatimin e agjendës së tij për zhvillimin e sportit, duke investuar në modernizimin e infrastrukturës sportive, përkrahjen financiare të të gjitha aktiviteteve sportive përmes KOK dhe federatave sportive, përfshirë përkrahjen për përfaqësimin e Kosovës në të gjitha garat ndërkombëtare, masovizimin e sportit etj.

Kryeministri Haradinaj zotohet se do të përkrah ministrinë sa i përket subvencionimit të klubeve sportive, të cilat do të duhej të mbështeteshin edhe nga komunat përkatëse, në të cilat e shtrijnë veprimtarinë e tyre sportive, derisa u ka bërë thirrje publike komunave që t’i mbështesin financiarisht klubet sportive, për ta rritur kështu profesionalizmin, nivelin e garave dhe rezultatet.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)