07 Tetor 2022

Haaland nuk beson se Chelsea do të japë 175 milion euro për ta blerë atë

Dortmund, 28 korrik - Erling Haaland nuk beson se Chelsea do të japë 175 milion euro për ta blerë atë nga Borussia Dortmund.

Norvegjezi i quan thjesht thashetheme këto lajme dhe shumën e përfolur e konsideron shumë para për një lojtar të vetëm.

Ai ndërkohë thotë se ka folur me agjentin dhe brenda muajit do të ketë një ëprgjigje teksa thekson se ka dhe 3 vite kontratë më Dortmund.

“Unë me të vërtetë nuk kam shumë për të thënë për këtë.Më kanë mbetur tre vjet nga kontrata dhe po shijoj kohën time këtu. Pardje, nuk fola me agjentin tim brenda një muaji, mendoj se e keni përgjigjen atje.

Në të vërtetë nuk më intereson shumë për këtë. Janë shumë para – shpresoj se janë vetëm thashetheme për të qenë të sinqertë sepse këto janë shumë para për një person!”- tha Haaland.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 tetor 2022 - Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese shqyrton nominimet e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe Ligj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 9:00)

- Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritas Zviceran në Kosovë lansojn thirrjen “Projektet Investuese të Diasporës” në kuadër të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë – MARDI”. (Ndërtesën Qeverisë, salla P38, ora 9:30)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi mban konferencë për medie lidhur me qëndrimet dhe vlerësimet për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi. (Holli i Kuvendit të Kosovë, ora 10:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë publikojnë përmbledhjen e politikave 'Dispozitat për koston e lejes së lindjes, atësisë dhe pushimit prindëror në Ligjin e Punës', të shkruar nga Dita Dobranja në emër të RrGK-së. (Hotel Sirus, ora 10:00)

- OJQ Aktiv organizon prezantimin e “Udhëzuesin për verifikimin bazë të informacionit mediatic” i cili është i dedikuar kryesisht për komunitetin serb të Kosovës. (Qendra e Energjisë Qytetare në Mitovicën e Veriut, ora 11:00)

- Sekretari Gjeneral i FIBA Andreas Zagklis takohet me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku. (Ndërtesa e Ministrisë së Kulturës, ora 11:00)