29 Mars 2024

Guardiola pret paraqitje të mirë ndaj Arsenalit

Londër, 6 prill - Pep Guardiola beson se Arsenali do të jetë sfidues i vërtetë për skuadrën e tij, por mendon se në fund skuadra e tij do të tregojë pse është kualifikuar në gjysmëfinale.

“Nuk ishte Walcott ai që bëri diferencën, por ishte Almunia. Walcott luajti mirë ndaj nesh dhe në ndeshjen e fundit në kampionat. Ai ka cilësinë e tij”.

“Ne do të tentojmë të mbajmë topin dhe të luajmë thjeshtë. Kjo është mënyra më e mirë për ta ndalur Arsenalin që ta përdorë Walcottin”.

“Mund të ndodhë që Arsenali të merr kurajë nga barazimi i ndeshjes së parë. Unë mendoj si Wenger. Ai ekip që e mban më shumë topin ai fiton në fund. Unë e di se Arsenali do të mund të rrezikojë me raste”.

“Nuk e di çfarë mendojnë lojtarët e mi sepse nuk jam në kokat e tyre, por unë e di se ne duhet ta harrojmë barazimin dhe të luajmë ashtu siç dimë më mirë”, u shpreh Guardiola.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)