19 Mars 2024

Griezmann largohet nga Atletico Madrid pas 5 sezonesh

Madrid, 15 maj - Rrugët mes Antoine Griezmann dhe Atletico Madrid do të ndahen në fund të sezonit.

Sulmuesi francez zyrtarizoi largimin e tij nga “Los Colchoneros”, duke ua komunikuar atë edhe drejtuesve të klubit dhe shokëve të tij të skuadrës.

Pavarësisht rinovimit të kontratës deri në vitin 2023, sulmuesi 28-vjeçar mendoi se për të kishte ardhur koha që të niste një aventurë të re.

Vet futbollisti vendosi të japë një mesazh për tifozët, nëpërmjet një videoje të publikuar në të gjitha platformat sociale të Atletico Madrid.

“Pasi bisedova me klubin, dua të flas edhe me ju për të bërë të ditur vendimin tim për t’u larguar. Kam dëshirë të jetoj sfida të reja."

"Ky është klubi që më ka dhënë trofetë e para dhe ku mora shumë ngrohtësi nga ana juaj. Ishin 5 vite vërtet të pabesueshme. Ju falënderoj të gjithëve një nga një, do t’iu kem në zemër”, tha Antoine Griezmann, kampion bote në fuqi me Francën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)