10 Gusht 2020

Gjilani krenar me sukseset e karateistëve në Kampionat Europian

Gjilan, 10 shkurt – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim tre karateistët e klubit të karatesë Drita që u stolisën me medaljen e bronztë në Kampionatin Europian, Benjamin Shabani, Vesa Ibrahimi dhe Betim Maliqi.

Pasi i uroi për suksesin, kryetari Haziri tha se Gjilani është krenar me sukseset e karateistëve, për të shtuar se kjo komunë po bëhet qendër e karatesë.

“I uroj dhe falënderoj fituesit dhe trajnerët për përfaqësimin kaq të madh sepse Gjilani po bëhet qendra e karateistëve dhe garuesve më të mirë që ka sot Kosova në kampionate europiane dhe botërore. Tre medalistët janë shpresa jonë olimpike. Komuna do t’ju qëndrojë mbrapa, për t’ua lehtësuar rrugëtimin”, ka thënë Haziri.

Në emër të tre triumfuesve ka folur Benjamin Shabani, i cili tha se janë shumë të lumtur që tri medalje të rëndësishme i kanë sjellë Gjilanit dhe Kosovës.

Në fund, kryetari Haziri ka konfirmuar mbështetjen e veçantë financiare që Komuna do t’ia ofrojë tre medalistëve, sikurse edhe karateistit Elhami Shabani, i cili konkurron për ta arritur kuotën olimpike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2020

- Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e parë interaktiv virtual me Kryeministrin e katërt të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar situatën aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe rolin që mund të luajnë shqiptaro-amerikanët dhe shqiptaro-kanadezët në zgjedhjet e ardhshme. (Virtualisht në Zoom:  https://bit.ly/LVVShBAAug9, 13:00)