26 Shkurt 2020

Getta Beqa përfaqëson Kosovën në Kampionatin Botëror të Fitnessit në Pekin

Prishtinë, 15 nëntor - Atletja dhe kampionja botërore e Fitnessit  Getta Beqa, ka udhëtuar për ne Pekin të Kinës, ku do ta përfaqësoj Kosovën, në Kampionatin Botëror të Fitnessit, i cili do të mbahet me 17-19 nëntor.

Ajo do të garoj në kategorinë "Wellnes Fitness", ku synon vendin e parë dhe rrëmbimin e kupës.

Pas  suksesit që atletja pati në Madrid, ku ajo arriti të marrë vendin e parë, në garën e fitnesit “IFBB ELITE PRO” në kategorinë Wellness Fitness, ku paraqitja, imazhi e suksesi i saj ndërkombëtar, ka bindur drejtuesit e këtij shteti iberik të lënë mënjanë bindjet e tyre politike karshi Kosovës, Beqa synon një sukses të ngjashëm, ta ketë dhe në Kampionatin Botëror të Fitnessit,  i cili do të mbahet në Kinë.

Megjithëse, jo rrallë herë i ka munguar përkrahja institucionale, atletja Getta Beqa nuk heziton aspak të promovoj vendin e saj në botë dhe në shtetet, të cilat ende se kanë njohur Kosovën, si në rastin e  Spanjës ku me të marrë çmimin e parë, ajo ka ngritur flamurin e Kosovës në qendrën e Madridit. E  po ashtu dhe në rastin e Kinës, ku ajo do të marrë pjesë në kampionatin Botëror të Fitnessit dhe do ta përfaqësoj Kosovën, në një shtet i cili nuk e njeh  ende pavarësinë e shtetit, nga vjen dhe vet  atletja kosovare Getta Beqa.

Por për të qenë sa më në formë dhe e përgatitur për garat në Fitness, atletja Getta Beqa, gjatë këtij viti,  përgatitjet i ka bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Ndryshe vitin e kaluar, Getta Beqa,  arriti të dalë e para në Kampionatin Botëror dhe atë Evropian. Suksesi i arritur ka bërë që garuesja kosovare, të marrë edhe oferta të ndryshme, për të stërvitur sportistë anembanë globit.

Këto janë çmimet që atletja Getta Beqa i ka fituar gjatë vitit të kaluar:

World Champion ,  European Champion, World Wellness, Overall Wellness, Wellness Arnold Clasik Europe, Wellness Diamond Cup, Overall Diamond Cup.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 shkurt 2020 - Qytetarët e komunës së Rahovecit do të takojnë përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit. (Kati i parë i objektit të ri të administratës komunale të Rahovecit, në zyrën për të Drejtat e Njeriut, ora 9:00)

- Konstituohet Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit N 302, ora 10:00)

- Fakulteti i Mjekësisë, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës dhe Klinika e Kirurgjisë Torakale organizojnë mban mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së prof.dr. Safet Beqiri. (Dekanati i Fakultetit të Mjekësis, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Bibloteka Kombëtare e Kosovës dhe Shoqata e të Burgosurve Politik organizojnë hapjen e ekspozitës "Kujtesa e Kosovës, portrete të Adem Demaqit në pikturë dhe fotografi". (Bibloteka Kombëtare, ora 11:00)

- Në një pritje e cila do të organizohet në rezidencën e Francës, ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel do të ketë nderin të dekorojë zonjën Arta Dobroshi me urdhërin "Kalorëse e Arteve dhe Letrave". (Rezidenca e Francës, ora 18:00)

- Më rastin e 22 vjetorit të Betejës së Parë në Likoshan - Qirez, mbahet ceremonia e hapjes së ekspozitës të studentëve të Fakultetit të Arteve, kushtuar heronjve të parë të UÇK-së Beqir e Rexhep Rexhepi. (Muzeu Kombëtar të Kosovës, ora 19:00)

- Edona Reshitaj do të prezantojë koncert - recitalin “Zonjat e Kanges”. (Teatri Kombetar i Kosoves, ora 20:00)