03 Qershor 2020

Gattuso largohet, Conte në stolin e Milanit

Milano, 18 korrik - Antonio Conte në stolin e Milanit është diçka më shumë se një ide e thjeshtë në kokën e Elliott.

Pronarët e rinj dhe të përkohshëm të Milanit po mendojnë të sjellin në krye të skuadrës një trajner me përvojë të madhe, i cili konsiderohet si një nga më të mirët në Evropë për të ringritur skuadrën.

Puna e bërë nga Gattuso në muajt e fundit është vlerësuar nga të gjithë, por ka ardhur koha për një kampion në stol. Por, rruga për të shkuar tek menaxheri i pushuar nga Chelsea nuk është aspak e lehtë. Para së gjithash, trajneri i mëparshëm i ekipit kombëtar italian duhet të lirohet nga kontrata me “Blues”, që i garanton atij rreth 10 milionë euro në vit. Pra, Conte duhet të heqë dorë nga këto miliona për të drejtuar Milanin.

Më 21 korrik, kur të emërohen anëtarët e rinj të bordit të drejtorëve të Milanit do të merret një vendim përfundimtar për fatin e Fassones dhe Mirabellit, me pasoja edhe mbi Gattuson.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Qershor 2020 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ku raporton Drejtorit te AKI-së Kreshnik Gashi lidhur me gjendjen e sigurisë gjate periudhës se pandemisë dhe situatën aktuale. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00) 

- Kuvendi i Kosovës mban seancë për votimin  për votimin e Qeverisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të vendos vazo dekorative gjelberuese në sheshin Bill Klinton. (Shshi Bill Klinton, ora 11:00)
  
- Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruan kontratën për Bursën Olimpike Tokyo 2020 me mundësin, Egzon Shala. (Zyret e KOK-ut në Shtëpinë e Sportit, 13:00)