25 Prill 2024

Gana mposht Serbinë, Gjermania mund Australinë

Johanesburg, 14 qershor - Takimi i parë i Grupit D i zhvilluar në stadiumin Loftus Versfeld në Pretoria, ndërmjet Ganës dhe Serbisë, ka përfunduar me rezultat 1-0 në favor të skuadrës afrikane.

Të dyja skuadrat zhvilluan një lojë të dobët duke zhgënjyer dashamirët e Kampionatit Botëror, e sidomos tifozët e pranishëm në stadium.

Moment për t’u përmendur ishte përjashtimi i Aleksandar Lukovic (74’) pas kartonit të dytë të verdhë. Mirëpo, edhe përkundër epërsisë numerike në fushë, Gana e pati të vështirë të tregohej skuadër e rrezikshme në minutat e mbetura.

Ndërkohë, falë një prekje të topit me dorë nga Zdravko Kuzmanovic brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit, u akordua penallti në favor të Ganës, të cilën e shndërroi në gol Asamoah Gyan.

Pas kësaj fitoreje, Gana kryeson Grupin D me tre pikë, para zhvillimit të takimit ndërmjet Gjermanisë dhe Australisë.

Gjermania e ka filluar në mënyrën më të mirë Kampionatin e sivjetmë Botëror, duke shënuar fitore të thellë prej 4-0 kundër Australisë.

‘Mannschaft’ dominuan përballë ‘kangurëve’ duke i nëpërkëmbur në tërësi gjatë pjesës së parë, si dhe në pjesën më të madhe të fraksionit të dytë të lojës.

Lukas Podolski filloi serinë e golave duke realizuar një gol të bukur nga distanca (8’). Pas disa rasteve që pati, më në fund Miroslav Klose arriti të shënojë për të dyfishuar epërsinë (27’) dhe për të vendosur rezultatin e pjesës së parë.

Australianët e filluan më mirë pjesën e dytë, mirëpo gjërat i përkeqësoi Tim Cahill, i cili u përjashtua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje në Bastian Schweinsteiger (56’).

Pas epërsisë numerike në fushë dhe lojës së bukur, gjermanët nuk e patën të vështirë të realizonin edhe gola të tjerë.

Thomas Muller shënoi golin e tretë për Gjermaninë, derisa Cacau realizoi për rezultatin 4-0, vetëm dy minuta pasi u inkuadrua në fushë (70’).

Pas kësaj fitoreje Gjermania pozicionohet në vendin e parë në Grupin D, me pikë të barabarta me Ganën, që më herët mposhti Serbinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)