18 Prill 2024

Futbollistët pësuan goditje elektrike, jashtë rrezikut për jetë

Zagreb, 4 prill - Pesë futbollistët të skuadrës së Neretvanac nga Opuzeni kanë pësuar një goditje elektrike në kohën kur po bënin dush pas mbylljes së ndeshjes me skuadrën e Jadran nga Kashtellani (Kroaci).

Dy prej tyre kanë pësuar dëmtime serioze dhe janë transferuar në spital për kurim në spitalin e Splitit, ka bërë të ditur policia kroate.

Sipas asaj që bën të ditur gazeta  Sllobodna Dallmacia, të dy futbollistët janë jashtë rrezikut për jetë. Lëndime më të rënda kanë pësuar dy futbollistët e moshës 18-19 vjet.

Ndeshja mes skuadrës së Jug dhe Neretvanac u zhvillua të shtunën në kuadër të Ligës së tretë kroate.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)