28 Mars 2024

Futbollistët e ekipit Kombëtar janë të gjithë mirë

Prishtinë, 15 mars - Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se vazhdon të jetë pranë futbollistëve anë e kënd Kosovës, e në veçanti futbollistëve të ekipit Kombëtar që luajnë në çdo skaj të Evropës.

Presidenti Ademi njofton se fatmirësisht futbollistët e ekipit Kombëtar janë të gjithë mirë, ndonëse vazhdojnë të jenë në disa prej zonave më të goditura nga COVID-19.

“Ne kemi pasur kontakte me të gjithë futbollistët por sidomos me ata që janë në zonat më të rrezikuara. Unë si President dhe menaxheri i ekipit Kombëtar, Bajram Shala kemi qenë në kontakt me ta dhe unë u kam ofruar gjithçka që ata mund të kenë nevojë, përfshirë transportet speciale për ata që janë në zona më të rrezikuara."

"Normalisht më të rrezikuarit janë Samir Ujkani e Amir Rrahmani që vazhdojnë të jenë në Itali (vendi më i goditur në Evropë), por fatmirësisht të dy janë shumë mirë ndonëse janë në karantinë", ka theksuar Ademi.

Ndërsa, të rrezikuar sipas tij kanë qenë edhe Florent Muslija dhe Arjanet Muric, pasi pjesëtarë të klubeve të tyre kanë testuar pozitiv, por fatmirësisht edhe Muslija edhe Muric kanë dal negativë në testet e tyre.

"Unë  kam kontaktuar edhe me selektorin Bernard Challandes që është në një vend tjetër të goditur nga virusi (Zvicër) edhe ai fatmirësisht është mirë dhe jep mesazhin se tashmë është koha që përtej futbollit të mendojmë shëndetin e futbollistëve, punëtorëve sportiv, tifozëve dhe gjithë njerëzve në tërë globin që po përballen me këto vështirësi".

"Dua që në emër të Federatës t’ u bëj apel të gjithëve që të kenë kujdes dhe t’ u përmbahen këshillave të institucioneve”, përfundon deklarata e presidentit Ademi.

FFK-ja vazhdon të mbetet në pritje të vendimit të UEFA-s për ndeshjen ndaj Maqedonisë Veriore, e paraparë të zhvillohet më 26 mars.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)