25 Prill 2024

Futboll, 40 të plagosur gjatë përleshjeve mes tifozëve

Sarajevë, 23 prill – Rreth 40 persona prej të cilëve 17 policë, mbetën të plagosur gjatë  përleshjeve mes tifozëve të Sarajevës dhe policisë pas mbylljes së ndeshjes në mes Sarajevës dhe Shiroki Brijegut, ndeshje kjo që përfundoi me rezultatin e barabartë 1:1.

Tifozët e Sarajevës me çdo kusht dëshironin fitoren në këtë ndeshje e cila do ti kushtohej fansit të tyre, Vedran Puliç i cili vitin e kaluar humbi jetën në përleshjet mes fansave të Shiroki Brijegut dhe Sarajevës.

Tifozët vendas të pakënaqur nga rezultati, pas përfundimit të ndeshjes filluan të përleshen me personat e rendit dhe policinë, ndërsa si pasojë u plagosën 17 policë, disa prej tyre rëndë.

Pas këtyre përleshjeve policia njoftoi se ka arrestuar 15 tifozë të Sarajevës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)