18 Prill 2024

FSK organizoi gara sportive për nder të Ditës së Forcës 27 Nëntorit

Prishtinë, 24 nëntor - Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, u mbajt sot ceremonia e përfundimit të garave sportive të cilat u realizuan për nder të “Ditës së Forcës-27 Nëntorit”.

Garat u zhvilluan në gjashtë disiplina sportive si: në Futboll, Volejboll, Shah, Kros, Ping Pong dhe Shenjëtari u realizuan në periudhën kohore nga data 30 tetor 2017 e deri më 24 nëntor 2017.

Për të përcjellë nga afër ceremoninë e ndarjes së kupave, mirënjohjeve dhe certifikatave të pranishëm ishin: komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, zëvendëskomandanti i Forcave Tokësore (KFT), gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, shefi i Shtabit të KFT-së, kolonel Naim Haziri, komandanti i RMC-së, kolonel Shaip Haziri si dhe oficerë të lartë dhe nënoficerë të FSK-së, të cilët edhe përcollën nga afër finalen në futboll të vogël, ndërmjet Regjimentit të Mbrojtjes Civile (RMC) dhe Batalioni të Dytë të Brigadës së Reagimit të Shpejtë.

Pas një loje mjaft dinamike, atraktive dhe me aksione të shpejta, fitues doli ekipi i Regjimentit të Mbrojtjes Civile.

Pas përfundimit të garave, vendin e parë në futboll të vogël e zuri ekipi i Regjimentit të Mbrojtjes Civile, në Volejboll çmimi i parë shkoi për ekipin e Batalionit të Tretë të BRSH-së, në Shenjëtari vendi i parë i takoi tetarit Xhelal Selmanit (PFSK), në Shah më i miri u zgjodh kapteri Ferit Zhdrella (KDS), në atletikë në kategorinë e meshkujve vendin e parë e zuri ushtari Besmir Shabani (BAT-II) përderisa në kategorinë e femrave vendi i parë i takoi ushtares Gentiana Smajli (BMO), ndërsa në kategorinë e Ping Pongut çmimin e parë e fitoi rreshteri Astrit Berisha (PFSK ).

Gjatë kësaj ceremonie u ndanë edhe mirënjohje dhe medalje për të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtyre garave mjaft të rëndësishme të zhvilluara në prag të festave të Nëntorit dhe Ditës së Forcës.

Të gjithë pjesëtarët të cilët garuan në këto gara, si ato individuale njëkohësisht edhe ato ekipore, shfaqen një frymë garuese sportive ku edhe njëherë treguan një përgatitje të lartë fizike dhe profesionale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)