16 Prill 2024

Frank Lampard, trajneri i ri i Chelsea

Londër, 4 korrik - Frank Lampard është emëruar trajner i Chelsea. 41 vjeçari është rikthyer në Stamford Bridge, aty ku ka kaluar pothuajse të gjithë karrierën e tij si futbollist.

Lampard do të zëvendësojë në këtë detyrë Maurizio Sarri, i cili është rikthyer në Itali ku ka marrë drejtimin e Juventusit.

Frank Lampard drejtoi ekipin e Derby County, duke e renditur në vendin e gjashtë në Championship.

Emërimi në krye të klubit blu londinez është një detyrë sfiduese për Lampard, i cili do të konkurrojë këtë vit edhe në Champions League.

Ai konsiderohet si një prej legjendave të Chelsea ku ka luajtur për 13 vite dhe ka fituar tre Premier League, një Champions League dhe një Europa League.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)