19 Mars 2024

Frank Lampard pranë stolit të Chelsea

Londër, 16 maj - Klubi futbollistik i Londrës, Chelsea me të gjitha gjasat do të shkarkojnë italianin Maurizio Sarri për të rikthyer në stadiumin “Stamford Bridge” një legjendë të klubit dhe një emër që bashkon të gjithë tifozët, edhe ata më oponentët ndaj hierarkisë drejtuese.

Frank Lampard ishte fillimisht një ide në harkun e sezonit plot oshilacione të Chelsea, por në korridoret e pushtetit në ekipin londinez po transfiormohet në një negociatë zyrtare.

Aktualisht, ish-mesfushori i kombëtares angleze që ka shkëlqyer për shumë sezone me fanelën e bluve drejton ekipin e Derbi County me rezultate impresionuese, në Championship-in anglez.

Manjati rus Abramovich, i cili zotëron aksionet e Chelsea, ka vendosur, edhe pse jo zyrtarisht, të përballojë faturën financiare të shkarkimit të Sarrit, duke sakrifikuar italianin për shkak të problemeve taktike dhe përplasjes me disa lojtarë kryesorë.

Lampard nuk ka shumë eksperiencë në pankinë, por ka luajtur me blutë për 13 vjet duke shënuar 211 gola në 648 ndeshje në total.

3 tituj në Premier League, një Champions dhe Europa League, janë trofetë më të rëndësishëm që ai ka fituar me ekipin që tani synon ta ulë në stol.

Lampard konsiderohet një legjendë mes tifozëve që pikërisht në epokën e tij kanë shijuar dhe sukseset më të mëdha.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)