28 Mars 2024

Franck Ribery dhe Arjen Robben pranë rinovimit te Bayern

Munich, 9 prill - Franck Ribery dhe Arjen Robben te Bayern Munich për një tjetër sezon. Dy senatorët janë shumë pranë rinovimit të kontratave aktuale me kampionët e Gjermanisë të cilat u skadojnë në fund të këtij sezoni.

Për të konfirmuar gjithçka ka menduar shefi ekzekutiv i Bayernit Karl Heinz Rummenigge i cili në një intervistë për mediat gjermane ka theksuar se Robben dhe Ribery janë dy lojtarë që i ka dhënë shumë skuadrës bavareze ndër vite duke e ndihmuar Bayernin të fitojë shumë trofe.

Falë formës së mirë që kanë treguar në këtë sezon, francezi dhe holandezi pritet të zgjasin marrëveshjet aktuale me Bayernin edhe për një tjetër sezon me Rummeniggen që ka shtuar se rinovimi i dy futbollistëve është fare pranë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)