29 Mars 2024

Franca mbyll sezonin në futboll, PSG shpallet kampion

Paris, 30 prill - Franca i ka dhënë fund sezonit 2019-2020 të ligave të futbollit për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe ka shpallur kampion të ligës së parë kryesuesin aktual në tabelë, Paris Saint-Germain (PSG).

Liga Profesionale e Futbollit (LFP) tha në një deklaratë se ligave të futbollit në Francë u është dhënë fund pas vendimeve të shpallura nga kryeministri Edouard Philippe në lidhje me pandeminë.

Në deklaratë thuhet se radhitja është bërë sipas pikëve të fituara për ndeshje dhe se PSG është shpallur kampion në ligën e parë (Ligue 1), kurse Lorient në ligën e dytë (Ligue 2).

Ndërkaq, Amiens dhe Toulouse, të cilat gjenden në dy vendet e fundit në Ligue 1, kanë rënë në Ligue 2, ndërsa dy klubet e para në Ligue 2, Lorient dhe Lens, janë ngritur në ligën e parë.

Në deklaratë gjithashtu është shprehur synimi që sezoni i ardhshëm të fillojë më 22-23 gusht, por ky vendim, siç theksohet, varet prej masave të autoriteteve.

Vendimi erdhi pasi kryeministri francez Philippe më herët tha se sezoni i futbollit në vend nuk do të vazhdojë.

UEFA më herët kishte kërkuar nga ligat ta përfundonin sezonin deri në gusht, por kishte shtuar se varësisht nga shkaqet, federatat e vendeve mund t'i japin fund sezonit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)