04 Mars 2021

FPPK organizoi seminare për ngritjen e kapaciteteve të saj

Prishtinë, 21 dhjetor - Sot në sallën e Shtëpisë së Sporteve në Prishtinë, Federata e pingpongut të Kosovës (FPPK) organizoj katër seminare për ngritjen e kapaciteteve të anëtarëve të vet, që ishte edhe aktiviteti i fundit për vitin 2019.

Kryetari Nehat Çitaku ligjëroi para të pranishmëve rregullat për AntiDoping duke i informuar të pranishmit me dopingun, antidopingun, substancat e ndaluara, procedurat e ndryshme të verifikimit, shtesat, etj.

Lidhur me Seminarin për rregulloren e gjyqtarëve më gjerësisht ligjëroi Abedin Bahtiri, që të pranishmit i njoftoj më përmbajtjen e rregullores që pritet të aprovohet në mbledhjen e parë të kuvendit.

Në kuadër të seminarit për trajner, kryetari Nehat Çitaku dhe Remzi Shala ndanë para të pranishmëve njohuritë e fituara në konferencën e trajnerëve në Londër, që për shkak të interesimit do të jetë edhe pjesë e seminarit të parë që pritet të mbahet gjatë vitit 2020.

Në Seminarin e fundit lidhur me sistemin e ri të garave ekipore për vitin 2020, Fadil Luta u prezantoi të pranishmëve ndryshimet që do të bëhen në sistemin e garave ekipore të superligës dhe ligëve tjera.  

Në përgjithësi seminari për ngritjen e kapaciteteve të fppk-së u mirëprit nga të pranishmit, si një iniciativë e shkëlqyeshme për të ndikuar në avancimin e anëtarëve të fppk-së, ku në të 4 seminaret të gjithë të pranishmit ishin mjaft të inkuadruar për të përfituar sa më shumë njohuri, e nga kjo rezultonin edhe shumë diskutime të dobishme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Mars 2021

 - Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti takohet me përfaqësuesit e bankave. (Ndërtesa e BQK-së, ora 10:00 - mediat mund te marrin pamje)

- Oda e Mjekëve të Kosovës ndan mirënjohje për mjekët në pension dhe për institucionet shëndetësore që kanë kontribuar në luftën kundër Covid-19. (Amfiteatri i Telemjekësisë në QKUK, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat u mbajtën më 14 shkurt 2021. (selia e KQZ-se, ora 11:00) 

- Me rastin e ndarjes nga jeta të Enver Krasniqi, Prokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, sistemi prokurorial organizon mbledhje komemorative. (Amfiteatri i ndërtesës të ish-Rilindjes, ora 11:00)

- Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti takohet me shoqatat e bizneseve. (Ndërtesa e BQK-së, ora 14:00 - mediat mund te marrin pamje)

- Dogana e Kosovës organizon konferencë për shtyp ku do të paraqiten rezultatet e doganës gjatë dy muajt e parë të vitit 2021 dhe luftimi i kontrabandës dhe informalitetit në muajt e fundit. (Drejtoria e doganës në lagjjen Emshir, ora 14:00)   

- Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)