20 Prill 2024

Formula 1, Massa kërkon fitoren në Turqi

Stamboll, 27 maj - Felipe Massa kërkon historinë në Turqi me një fitore, që mund të ndryshonte edhe rrjedhën e këtij sezoni për pilotin e Ferrarit. Massa ka fituar një cmim të madh për herë të parë në 2006, e pikërisht në Turqi.

Braziliani ka fituar gjithashtu edhe dy sezonet që pasuan në cirkuitin e Stambollit, duke marrë tre suksese në tre vjet. "më kujtohet cdo gjë, provat kualifikueset, gara. Më kujtohet cdo gjë, sepse fitorja e parë është e vecantë. Ishte një garë e vështirë me Fernando Alonso dhe Michael Schumacher që luftonin për titullin.

Mendoj se ajo garë më bëri më të fortë," u shpreh Massa. Triumfet e Massas kanë pjesën e tyre në historinë e Ferrarit, që në Cmimin e Madh të Turqisë, feston garën e 800th Grand Prix në historinë e Formula 1.

"Para së gjithash është kënaqësi për mua të jem pjesë e garës së 800 të Ferrarit. E sigurisht të kem disa fitore brenda saj. Të jesh pjesë e kësaj historie është fantastike dhe do të përpiqem të jap maksimumin në Turqi dhe të festojmë me fitore garën e 800," përfundoi braziliani.

Një fitore do ta ndihmonte skuderinë italiane të ngushtonte diferencën prej 20 pikësh me Red Bull në klasifikimin për konstruktorë. Por do të ishte e rëndësishme për Massën, aktualisht në vendin e 5, të ndiqte liderin Mark Vebber, me 17 pikë më shumë se braziliani, në kuotën e 78 pikëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)