30 Janar 2023

Fillojnë aplikimet për periudhën e II-të të kurseve të Shigjetarisë Tradicionale

Prishtinë, 10 shtator - Kurset e Shigjetarisë Tradicionale Turke që filluan në Prishtinë, Prizren dhe Mamushë në korrik te këtij muaji kanë tërhequr interes të madh.

Rreth 150 të rinj nga Kosova kanë ndjekur kurset ne periudhën e parë.

Në një komunikatë për media, Drejtori i Institutit Yunus Emre në Kosovë, Dr. Mehmet Ülker tha se Projekti “Kemankeş” është një projekt që u zbatua në Kosovë në vitin 2021 me bashkëpunimin e Institutit Yunus Emre dhe Fondacionit të Shigjetarëve me qëllim që të promovoj harkun tradicional turk me cilësitë e tij historike, sportive, artistike, kulturore dhe edukative.

Ülker shtoi se, projekti ka për qellim të tregoj rëndësinë e shigjetarise tradicionale turke, kështu të kontribuoj në dialogun ndërkulturor duke trajnuar atletët në këtë fushë.

"Shigjetaria ishte një mjet lufte në shumë qytetërime, por është personalizuar me turqit. Gjatë periudhës osmane përveç përdorimit në luftë shigjetaria arriti të bëhej një sport i preferuar. Organizoheshin aktivitete të ndryshme sociale dhe konkurse për shigjetarinë. Me kalimin e viteve u shndërrua në një sport tradicional turk”, theksoi Ülker.

Sipas tij interesimi i të rinjve dhe të rejave kosovar në këtë fushë vjen nga transmetimi i serialeve historike turke në Kosovë, si Ertugrul, Kryeqyteti Abdulhamit, Selxhuku i Madh të cilët kanë ri zgjuar kureshtjen për shigjetarinë tradicionale.  



Kalendari

Ngjarjet e datës 30 janar 2023

 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, takohet me përfaqësues të Komisionit Vlerësues Mjekësor për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)

- Kuvendit Komunal të Rahovecit mban mbledhjen e parë për këtë vit. (Salla e KK-Rahovec, ora 10:00)
    
 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendin të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, C301, ora 11:00)
 
- Komuna e Vushtrrisë organizon ceremoninë e zbulimit të lapidarit të Dëshmorëve të Kombit, Sadri Maksuti e Sadik Malaj. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës. Ferit Idrizi. (Fshati Stanoc, magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, afër furrës “Evropa”, ora 13:00)
    
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, diskuton për Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Salla e Asembles Komunale në Pejë, ora 13:00)
    
- Fondacioni Friedrich Ebert në Prishtinë prezanton draft-statutin për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP). (Hotel Prishtina, ora 13:30)

- Partia Demokratike e Kosovës mban sot konferencë. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 14:00)


- Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj organizon ceremoninë e shpalljes së “Sportistit të Vitit 2022”. (Teatri “Adriana” në Ferizaj, ora 17:00)