24 Korrik 2019

FIFA rekomandon zgjerimin e Botërorit të Katarit

Gjenevë, 16 mars - Trupa qeverisëse e futbollit botëror ka rekomanduar zyrtarisht zgjerimin e Kupës së Botës që do të zhvillohet në vitin 2022 në Katar, nga 32 ekipe aktualisht në 48 gjithsej, siç konfirmohet nga vet FIFA.

Vendimi përfundimtar për këtë propozim do të merret pas votimit të anëtarëve, gjatë punimeve të Kongresit të FIFA-s në Paris, që do të mbahet në muajin qershor.

Mbështetja për zgjerimin e turneut erdhi pas takimit të pjesëtarëve të Këshillit Drejtues të FIFA-s, në Miami të Shteteve të Bashkuara.

Një studim fizibiliteti i kryer nga FIFA doli në konkluzionin se, zgjerimi i turneut në Katar do të sillte rreth 400 milionë dollarë të ardhura shtesë, por theksonte se duhej të ndodhte vetëm nëse disa ndeshje do të luheshin jashtë Katarit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 korrik 2019

- Drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, do të dëshmojë nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit me 14 komuna të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 10:00) 

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merr pjesë përurimin e zgjerimit dhe rehabilitimit të hyrjes së pikës kufitare Kosovë - Shqipëri, në Vërmicë. (Pika kufitare e Vërmicës, ora 10:30)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim drejtorin e UNHCR. (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 11:00)

- Qendra Mediale me mbështetjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur organizon mbahet debatin publik, me temë: "Taksa 100 për qind - kush fitoi, e kush humbi dhe çfarë?". (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës organizon panairin me punime artizanale, veshje kombëtare dhe ushqime tradicionale. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 11:00)

 - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim Sam Paice, udhëheqës i sektorit për demokratizim në Ambasadën Britanike. (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 11:30)

- Komuna e Gjilanit organizon ceremoninë e dorëzimi te donacionit për shëndetësi nga Besnik Benz. (Qendra Klinike e Mjeksësisë Familjare, ora 12:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)