18 Shkurt 2020

FIFA miraton formatin e ri të Botërorit për Klube

Gjenevë, 16 mars - Federata Ndërkombëtare e Futbollit miratoi formatin e ri të Botërorit të klubeve, që do të nisë të zbatohet në vitin 2021. Ky turne parashikon pjesëmarrjen e 24 klubeve, do të zhvillohet një herë në 4 vjet dhe do të zëvendësojë Kupën e Konfederatave.

Ishte vetë presidenti i FIFA, Gianni Infantino që konfirmoi nisjen e organizimit të këtij Botërori të ri klubesh pavarësisht kërcënimit me bojkot të tij nga ana e klubeve kryesore të kontinentit evropian.

“Jam shumë i lumtur që Këshilli mori vendimin për një Botëror të ri Klubesh që do të nisë të zhvillohet nga viti 2021. Mendoj se nga 17 qershori deri në 4 korrik të 2021, bota do të shohë një Botëror të vërtetë Klubesh, eveniment ku do të përballen skuadrat më të mira për të fituar kurorën e kampiones së botës”, tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Në të njëjtën, në mbledhjen e Këshillit të FIFA u hodh edhe propozimi për rritjen e numrit të skuadrave në Botërorin e Katarit nga 32 në 46 skuadra, propozim për të cilin do të merret vendimi përfundimtar në 6 qershor në Paris.

Në mbledhjen e Këshillit të FIFA u mor edhe një vendim tjetër, ai i aplikimit të sistemit VAR në Botërorin e Futbollit të Femrave që do të zhvillohet këtë vit në Francë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 shkurt 2020 - Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me rezultatet e anketës të klimës në biznes. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:30)

- Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci organizon debatin publik me temë “Si duhet ta adresojnë institucionet barazinë gjinore në pozicionet vendimmarrëse?”. (Kafiteri “Dit e Nat” ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit “Dialogu Kosovë-Serbi: Çfarë pas formimit të Qeverisë së re dhe përfshirjes amerikane?”, në një diskutim rreth të ardhmes së dialogut Kosovë - Serbi. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Zyra Kombëtare e Auditimit prezanton raportin e auditimit të performancës “Sistemi i Përcaktimit të Tarifave të Energjisë Elektrike, Termike dhe atyre të Ujësjellësit”. (Zyra Kombëtare e Auditimit, lagja “Arbëria”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e parë e rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët propozimi për formimin e grupeve të miqësisë, dhe propozimi i anëtarëve në delegacione për përfaqësim të Kuvendit më organizata ndërkombëtare. (Ndertesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)
 
- Korabi Corporation organizon ceremoninë e hapjes së “Qendrës Inovative Korabi”, një qendër unike arsimore në fushën e kulinarisë si dhe do të mbahet “Nata e çokollatës belge”, një spektakël me çokollatën më të mirë në botë, që do të prezantohet nga çokollatrier me famë ndërkombëtare. (Zyrat e Korabi Corporation në Çagllavicë, ora 18:00)