29 Mars 2024

FIFA e bën Gjilanin me dy stadiume ndihmëse

Gjilan, 23 janar - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me financim të shtëpisë  më të madhe të futbollit në botë, FIFA, do t’i ndërtoj dy stadiume ndihmëse në Gjilan.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, në mbledhjen e sotme të Bordit të Drejtorëve.

“Tashmë veç është punë procedurash dhe pritet të nis ndërtimi i këtyre stadiumeve, pas stadiumit me standarde të FIFA, rindërtimin e të cilit kemi filluar muaj më parë. Me këto stadiume, do të rritet jashtëzakonisht shumë niveli i futbollit dhe klubet e sportistët tanë do ta kenë shumë më të lehtë funksionimin”,  ka thënë Haziri.

Përndryshe, muaj më parë Komuna e Gjilanit ka nisur me rindërtimin e stadiumit të qytetit, i cili ka kosto prej mbi 5 milionë euro dhe do të ndërtohet në tri faza.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)