21 Shkurt 2020

Fenerbahçeja shkarkon trajnerit holandez Phillip Cocu

Ankara, 30 tetor - Fenerbahçeja i ka dhënë fund kontratës me trajnerin holandez Phillip Cocu, bën të ditur klubi i Stambollit përmes një komunikate të shkruar.

"Trajneri i ekipit tonë të futbollit, Phillip Cocu, është larguar nga detyra e tij duke nisur që nga kjo mbrëmje", thuhet në njoftimin e bërë nga uebfaqja e klubit më 28 tetor.

Me largimin e holandezit Phillip Cocu, tashmë asnjë ekib nuk drejtohet më nga një trajner i huaj në superligën turke.

Cocu u emërua si trajneri i klubit në fillim të sezonit dhe në 15 ndeshje zyrtare të zhvilluara me Fenerbahçenë ka shënuar vetëm 3 fitore kasrshi 5 barazimeve dhe 7 humbjeve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 shkurt 2020  - Mbahet takimi i 178-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Grupi për Ballkan dhe anëtarët e tjerë të Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë – Serbi mbajnë tryezën e diskutimit për të arriturat e dialogut teknik Kosovë – Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi (zyra e kryetarit, ora 10:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në akademinë përkujtimore për heroin Shaban Polluzha, me rastin e 75 vjetorit të rënies së tij. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetaren e Kuvendit të Republikës, Vjosa Osmani (zyra e kryetarit, ora 15:00)

- Kryeparlamentarja Osmani mban fjalim para kuvendarëve të Gjilanit e më pas viziton shkollën fillore “Thimi Mitko”. (Salla e Kuvendit te Komunës së Gjilanit, ora 15:30)

- Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri do të shkojnë për vizitë ngushëlluese në familjen Bllaca. (Gjilan, ora 17:00)

Festivali Nderkombetar i Animacionit Anibar organizon natën e shfaqjes së filmit Please Vote for Me" dhe dhurimit të librit nga truAktiv. (Kinema "Jusuf Gërvalla" në Pejë, ora 19:00)