29 Mars 2024

Federata e pingpongut rifilloi me gara ekipore

Prishtinë, 23 qershor - Siç ka qenë e planifikuar, federata e pingpongut me 20 dhe 21 qershor rifilloj me garat ekipore të mbetura nga sezoni pranveror në të katër ligat.

Për fillimin e garave federata kishte përcaktuar 22 masa që duhet respektuar nga të gjitha klubet dhe gjyqtarët, e po ashtu edhe manualin e ministrisë së shëndetësisë si dhe manualin e ITTF-it

Garat u zhvilluan me sistem vajtje ardhje, ku në të gjitha vendet janë lejuar maksimum 9 persona, në këtë mënyrë për të ruajtur sigurinë e lojtarëve.

Ndeshja e superligës Elting Dardania vs Ahmet Hoxha, që u zhvillua të premten, ishte pikënisje e që përfundoi me rezultat 3:1 në të mirë të ekipit nga Prishtina.

Të shtunën në program ishin ndeshjet e ligës së juniorëve dhe ligës së femrave, nga 8 ndeshje të parapara u zhvilluan vetë 3, një te juniorët dhe 2 tek liga e femrave, ndërsa ndeshjet tjera u shtynë për një afat të pacaktuar.

Të dielën u zhvilluan shumica e ndeshjeve të Superligës dhe ligës së parë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)