22 Shtator 2019

Federata e pingpongut mban Kampionatin Individual për Seniorë

Prishtinë, 2 mars - Sot dhe nesër në Prishtinë, Federata e pingpongut të Kosovës (FPPK) do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës për Seniore/ë.

Nga viti 2019 Kampionati individual i seniorëve, do të mbajë emrin e heroit kombëtar “Adem Jashari”.

Kampionati “Adem Jashari” do të zhillohet në sallën e Pingpongut të Pallatit të Rinisë, në dy faza: ditën e parë faza e grupeve dhe garat e çifteve, kurse ditën e dytë po ashtu në program garat individuale pë r meshkuj dhe femna në Skeletin kryesor. 

Të drejtë pjesëmarrje në këtë garë, sipas nenit 10 të rregullores së sistemit të garave të FPPK, kanë të gjithë lojtarët .....më të vjetër se 12 vjeç, pra të gjithë ata që kanë lindur në vitin 2006 e më të vjetër.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shtator 2019

- Federata e pingpongut të Kosovës zhvillon garat ekipore në Superligën e Meshkujve. (Pallati i Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it, , do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Drejtësia administrative në Kosovë, ligji VS praktika”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Përmbylljes Java e Kosovës për Zhvillim të Qendrueshëm dhe Java Europiane e Mobilitetit. (Tek monumenti Newborn, ora 12:30)

- Partia e Drejtësisë do të shënojë njëzet vjetorin e themelimit të Partisë. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë e Sporteve, ora 14:00)