19 Mars 2019

Federata e Pingpongut e Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Pingpongut

Prishtinë, 9 prill - Federata e Pingpongut e Kosovës edhe sivjet do të festojë Ditën Ndërkombëtare të Pingpongut, duke ofruar për të gjithë qytetarët mundësinë që më persë afërmi të njoftohen me këtë sport, dhe të kenë mundësinë që të luajnë me profesionistët kosovar të pingpongut.

Aktiviteti është paraparë të mbahet sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ku federata do të vendosë disa tavolina pingpongu në shesh, ku do të organizohen aktivitete të ndryshme.

Për më të vegjlit janë siguruar tavolinat rekreative ku do të kenë mundësi që të marrin hapat e parë.

Gjithashtu është paraparë të organizohet edhe ndonjë aktivitet garuese, e për fituesit do të ketë  edhe shpërblime. 

Qëllimi i këtij aktiviteti është të bashkojë entuziastët e pingpongut dhe qytetarët pa dallime, për të promovuar dashurinë për sportin, dhe në mënyrë ideale të angazhojë sportistë të rinjë.

Për më të vegjlit janë siguruar tavolinat rekreative, ku do të kenë mundësi që të marrin hapat e parë.

Gjithashtu është paraparë të organizohet edhe aktivitete garuese, e për fituesit do të jepen shpërblime të ndryshme. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 mars 2019 - Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit gjatë së cilës do të publikohen gjetjet e raportit nga monitorimi i Kontratave për furnizim me material shpenzues për Hemodializë për vitin 2018, në një diskutim me përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile. (Orion Conference Center, ora 10:00) 

- Mbahet mbledhja e Komisionit Ad-hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve nga sigurimi social. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)  

- Rrjeti i Grave të Kosovës organizon mbledhjen e radhës së Koalicionit për Barazi “Fuqizimi i pjesëmarrjes së grave në politikë”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në Maqedoninë Veriore në koordinim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe me përkrahjen teknike të ofruar nga Sekretariati i Përbashkët Teknik organizojnë Forumin Konsultativ. (Hotel International Prishtina, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban aktivitet. (Takimi me mediat bëhet pranë QKMF-së, te Qafa, ora 12:00)

- Promovohet romani “Rrota e Ujit” i autores Resmije Kryeziu. (Kolegji AAB, objekti V, te këndi i Librarisë, ora 12:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës organizon konferencë për media lidhur me Udhëzimet Administrative të cilat janë në mospërputhje me Ligjin për Minierat dhe Mineralet që po pengojnë zhvillimin e bizneseve të këtij sektori. (Zyret e OAK-së, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Ambasadori Kosnett do të vizitojë Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës ku do të merr pjesë në nisjen zyrtare të Njësisë për Luftimin e Mashtrimeve, e cila do të veprojë në kuadër të ZKAK. (Lokalet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, rr. Ahmet Krasniqi, Arbëri, ora 15:10)