23 Shkurt 2020

Federata e Futbollit e Kosovës organizon eventin “eEuro 2020 - Pes2020”

Prishtinë, 21 dhjetor - Federata e Futbollit e Kosovës më 21 dhe 22 dhjetor do të organizojë eventin “eEuro 2020 - Pes2020”, në të cilin do të zgjidhet ekipi që do ta përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës në lojërat kompjuterike që do të organizohen nga UEFA.

Turneu me lojtarët e regjistruar për këtë event do të mbahet në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 11:00, gjatë dy ditëve të vikendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 shkurt 2020 - Partia Demokratike e Kosovës, mban Konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

- Mbahet marshi i çiklistëve kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë. (Pikë nisja nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, Fushë Kosovë, në hyrje të Prishtinës, ora 12:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL-UÇK-së në Deçan! bejnë zbulimin e pllakës së varrit të luftëtarit e komandantit Halim DervishTolaj nga Prejlepi i Deçanit. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmoreve të Kombit në fshatin Prejlep, ora 12:00)