06 Korrik 2020

Federata e Atletikës përzgjedh Laureatët e vitit - Gala Athletics2019

Prishtinë, 13 shkurt - Federata Kosovare e Atletikes organizon manifestimin sportiv të atletikës ”Laureatët e vitit - Gala Athletics2019”. 

Përzgjedhja është bërë duke u bazuar në 4 rezultatet më të mira të mundshme të arritura brenda këtij viti si dhe 4 plasmanët e atletëve, në disiplinat e tyre.

Në këtë manifestim do të shpallim më të dalluarit për kategoritë e tyre.

Shpalosjet e rezultateve që do t'i bën në mbrëmjen e”Laureatët e vitit – Gala athletics”, janë rezultate të bazuara në poentimin e rregulluar nga Federata Botërore e Atletikës dhe po ashtu në bazë të rregullores së Federatës Atletike të Kosovës.

Pasi që në sportin e atletikës, bazuar në rregullat e saja: atletët, sipas moshës së tyre, ndahen në 7 kategori, e ato janë:

- Yllka dhe fatosa

- pionier të rinjë

- pionier

- junior të rinjë

- junior

- senior dhe

- veteranë.

Përveç më të mirëve në të gjitha kategoritë e lartcekura, do të shpërblehen edhe:

- Trajneri më i mirë i viti 2019

- Klubi i mirë i viti 2019

- Bashkëpunëtorët e Federatës,

- Donatorët e FAK-ut,

- Mediat

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Korrik 2020

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me zhvillimet e fundit me përhapjen e pandemisë dhe ndikimet në ekonomi. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:30)

- Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj takim me Ministren e financave, znj. Hikmete Bajrami me të cilën do të bisedoj lidhur me pagesën e pagave të  punëtorëve nga pakoja emergjente, tërheqjen e mjeteve për punëtorë nga fondi i kursimeve si dhe eliminimin e gabimeve teknikeve gjatë  aplikimit për pakon fiskale emergjente. (Kabineti i ministres Bajrami, ora 11:00)


- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 15)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët e fshatrave Krushë e Madhe, Celinë, Nagavc për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023. (Objekti i Qendrës Rinore në fshatin Krushë e Madhe, ora 19:00)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët e fshatrave Hoçë e Vogel dhe Brestoc për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023. (Objekti i  Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Heronjtë e Kosovës” në fshatin Hoçë e Vogël, ora 20:00)