20 Prill 2024

Fatih Karabaxhaku dhe Alma Mehmeti kampion të Juniorve në pingpong

Ferizaj, 7 prill - Sot, shkollën Fillore ‘Tefik Çanga’ në Ferizaj u mbajt Kampionati individual i Kosovës për junior, ku morën pjesë rreth 70 pingpongistë e pingpongistë nga shumica e klubeve.

Garat sot filluan me garat individuale në fazën e grupeve, për të vazhduar me garat e çifteve të meshkujve, femrave dhe të çifteve të përziera, e pastaj garat individuale për meshkuj dhe femra.

Te çifte të përziera, nga 19 çifte të paraqitura, titullin e kampionit e mbrojtën Fati Karabaxhaku/Alma Mehmeti që në finale ishin më të mirë se Sylejman Çerkini/Shega Hashani, duke fituar me 3:.

Në konkurrencën e çifteve të femrave, nga 9 çifte të paraqitura, titullin e kampionit e mbrojtën Alma Mehmeti/Bleona Mehmeti që në finale ishin më të mira se dyshja Shega Hashani/Jerina Rexhapi duke fituar me rezultat 3:1.

Garë shumë e fortë u zhvillua në kategorinë e çifteve të djemve, nga 18 çifte, më të mirët në finale u përsëri dolën Fatih Karabaxhaku/Kreshnik Mahmuti që përsëri fituan ndaj dyshes Arbnor Nuredini/Blendi Hajdari, por kësaj radhe me rezultat më të ngushtë 3:2.

Në konkurrencën e junioreve në gjysmëfinalen e parë u takuan, Shega Hashani dhe Bleona Mehmeti, kësaj radhe më e mirë doli Bleona duke fituar me rezultat të ngushtë 3:2. Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale Alma Mehmetit fitoi ndaj Jerina Rexhepit me 3:1. Në finale Alma ishte më mirë se Bleona, duke mbrojtur titullin për vitin e tretë radhazi, duke fituar me 3:0.

Në konkurrencën e meshkujve, patëm më shumë të paraqitur, andaj edhe më shumë ndeshje interesante.

Në gjysmëfinalen e parë Fatih Karabaxhaku fitoi ndaj 3:0 ndaj Aulon Bivolakut, ndërsa Kreshnik Mahmuti 3:1 ndaj Blendi Hajdarit në gjysmëfinalen e dytë.

Në finale u takuan dy lojtarët më të mirë që ofruan një ndeshje të fortë dhe plot dramë për publikun.

Kësaj radhe Fatihu ishte më i koncentruar duke fituar finalen me 3:1 e me këtë edhe titullin e tretë në këtë kampionat. Fatihu ditë më parë mori edhe lajmi për ftesën në lojërat olimpike Evropiane në Minsk.

Renditja:

Çifte të përziera:

1. Alma Mehmeti-Fatih Karabaxhaku

2. Shega Hashani-Sylejman Qerkini

3. Jerina Rexhepi-Dren Qerkini

3. Adea Babuni-Blend Hajdari

Çifte – femrat:

1. Alma Mehmeti-Bleona Mehmeti

2. Shega Hashani-Jerina Rexhepi

3. Alma Hoxha-Florentina Qorolli

3. Rinesa Imeri-Loresa Imeri

Çifte – meshkujt:

1. Fatih Karabaxhaku-Kreshnik Mahmuti

2. Blend Hajdari-Arbnor Nuredini

3. Aulon Bivolaku-Flamur Isa

3. Dren Qerkini-Sylejman Qerkini

INDIVIDUALE – F-

1. Alma Mehmeti

2. Bleona Mehmeti

3. Jerina Rexhepi

3. Shega Hashani

INDIVIDUALE – M-

1. Fatih Karabaxhaku

2. Kreshnik Mahmuti

3. Aulon Bivalaku

3. Blend Hajdari

Fituesit u shpërblyen me mirënjohje e medale e kampionët edhe me Kupa.   

Linda Zeqiri shpallet Kampione në Turneun në Tivat Open 2019

Një lajm i mirë vjen nga Mali i zi, ku motrat Zeqiri morën dy vendet e para. Linda Zeqiri zuri vendi e parë, ndërsa Hanife Zeqiri vendin e dytë, në një turne që pjesëmarrës ishin mbi 100 pingpongist meshkuj dhe femra nga vendet e rajonit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)