24 Prill 2024

Fati Karabaxhaku dhe Shega Hashani top juniorët 2018

Ferizaj, 4 nëntor - Sot në Palestrën e Shkolla Fillore e Mesme dhe Ulet “Tefika Çanga”, në Ferizaj u mbajt turneu TOP 8 për Juniorë e juniore.

Në konkurrencën e femrave Shega Hashani e KPP Ahmet Hoxha nga Ferizaj doli më e mira duke i mposhtur të gjitha kundërshtaret, që njëherit ishte befasi pasi ajo është ende kadete.

Shega ia doli pa problem ti mundë rivalet kryesore, Alma Mehmetin dhe Edona Shabanin.

Në konkurrencën e djemve, treshja nga Prizreni Karabaxhaku, Mahmuti dhe Hajdari ishin bindshëm më të mirë se të tjerët dhe me meritë të tria medalet shkojnë në Prizren.

Ndeshja më interesante u zhvillua që në xhiron  e parë, ku Fati Karabaxhaku ishte më i mirë se kolegu nga klubi i tij Kreshnik Mahmuti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)