29 Mars 2024

Fabregas i pashitshëm

Londër, 27 prill - Arsenali duket ta ketë ‘prangosur’ Cesc Fabregasin, pasi që duket t’ia ketë rritur pagesën e tij për tre milionë euro në sezon më shumë se që e ka pasur, duke përfituar tani 50 % më shumë se më parë.

Siç mëson Goal.com, kjo paketë ka hyrë në fuqi vitin e kaluar pas negociatave të gjata mes menaxherit të Fabregas dhe drejtuesve të Arsenalit nga të cilat, spanjolli duket se do të përfitojë 110.000 funte në javë, 50.000 funte më shumë se sa nga kontrata tetëvjeçare e vitit 2006.

Ky hap u ndërmor në mënyrë që të shmanget interesimi i klubeve të shumta nga Kontinenti i Vjetër, siç është Barcelona.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)