29 Mars 2024

Fabregas do të mungojë kundër Portos

Londer, 9 mars - Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, do të mungojë në ndeshjen e nesërme të Ligës së Kampionëve kundër Portos për shkak të lëndimit.

Paraqitja e Fabregas në takimin kundër Portos u vu në pyetje pasi spanjolli u zëvendësua në ndeshjen e fundit për shkak të lëndimit. Edhe pse Wenger tha se mund të rrezikojë duke e angazhuar Fabregas, ky i fundit sot mungoi në stërvitje dhe lajmi i fundit që vjen nga Emirates thotë se ai nuk do të luajë as në takimin e nesërm.

“Nuk do të mund të rrezikojmë me të, ashtu që ai nuk do të paraqitet në takimin e nesërm”, ka thënë Wenger.

Lajm i mirë për Arsenalit është rikthimi i Sol Campbell, i cili do të jetë i gatshëm për Porton dhe do të mund të luajë në ekipin e parë së bashku me Thomas Vermaelen. Arsenali nesër duhet patjetër të fitojë nëse dëshiron të kualifikohet më tej, pasi ndeshjen e parë e fitoi Porto me rezultat 2-1.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)