23 Prill 2024

Fabregas: Do të luaj në Botëror

Madrid, 26 prill - Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, ka thënë se ai është shumë i sigurt se do të luajë për Spanjën në Kampionatin Botëror.

22- vjeçari ishte lënduar në takimin ndaj Barcelonës, duke pësuar një dëmtim në fibul, dhe sipas parashikimeve, ky lëndim do ta mbante atë dhe jashtë Kampionatit Botëror.

Por vetë Fabregas shprehet se do të jetë i gatshëm për kompeticionin më të madh që ekziston në botën e futbollit.

“Unë jam në Spanjë për momentin, por do të rikthehem në Londër për t’u takuar me një specialist dhe për të bërë një skanim rutinor. Unë do të luaj në ndeshjen e fundit të Arsenalit, sepse dua t’i falënderoj tifozët për mbështetjen”.

“Pas kësaj, unë duhet të kthehem në Spanjë përsëri për të përfunduar rehabilitimin dhe më pas të bëhem gati për Kampionatin Botëror. Në mendjen time, mendoj se jam 100 për qind i sigurt se do të luaj në Botëror”, tha Fabregas.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)