23 Korrik 2018

Ekipi Olimpik i Kosovës i pranishëm në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018

Prishtinë, 28 qershor –  Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ndodhet në vizitë zyrtare në Tarragonë të Spanjës, ku ekipi Olimpik i Kosovës po merr pjesë për herë të parë në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.

Ministri Gashi është takuar me drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, në krye me presidentin, Besim Hasani, si dhe kryetarin e Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, të cilëve iu uroi suksese të mëtutjeshme në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.

 Ministri Gashi është duke përkrahur sportistët, derisa të enjten po i ndjek nga afër garat e xhudistëve tanë, Akil Gjakova dhe Laura Fazliu, të cilët po kërkojnë të ndjekin rrugën e Nora Gjakovës dhe Distria Krasniqi. Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi fituan të mërkurën medaljet e arta, të parat për Kosovën nga Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.

 Ministri do të jetë i pranishëm edhe në garat e sportistëve tjerë, të cilët po ashtu po e promovojnë shtetin e Kosovës, në vendin që nuk e njeh Pavarësinë e vendit tonë. Përndryshe ministri Gashi, është ministri i parë që zyrtarisht ka udhëtuar në shtetin Spanjës për të ndejkur garat mesdhetare të cilat po zhvillohen atje. Kosova po merr pjesë në Tarragona 2018 me 40 sportistë, 13 trajnerë dhe katër gjyqtarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Korrik 2018  - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka do të zhvillojë një vizitë Komunën e Kamenicë ku do te takoeht me me kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastrati. (Objekti i Komunës, ora 9:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës viziton kompaninë Al Petrol  në kuadër të ciklit të takimeve me bizneset që ka nisur që nga zgjedhja si Kryetar për mandatin e ri katër vjeçar.  (Zyret Qendrore te Al Petrol, ora 9:00)

- OJQ EC Ma Ndryshe, ORKIDE dhe X40 mbajn konferencën për media rreth performancës publike “Drunj të pastër”. (Sheshi “Shatërvan”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian- e ftuar për të prezantuar këtë Marrëveshje znj. Dhurata Hoxha - Ministre e Integrimit Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka do të vizitojë Projektin “Air Energy”, në  fshatin Kitkë te Komunës se Kamenicë. (Fshati Kitkë, ora 10:30)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media me temë “Pse ikin investitorët e huaj nga Kosova“. (Zyret e AKB–së, ora 13:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi takohet me anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të AKA. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)
 
- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka do të zhvillojë një vizitë në Minierën e Artanës ku do te takohet me menaxhmentin dhe minatorët. (Miniera e Artanës, ora 14:00)