26 Prill 2024

Edhe Reali mendon për Fabregasin

Madrid, 6 qershor - Marca shkruan se Reali i Madridit po përpiqet të befasojë Barcelonën duke nënshkruar me mesfushorin e Arsenalit, Cesc Fabregas.

Caku numër një i Madridit besohet të jetë kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, por mbretërit janë duke kërkuar zgjidhje në qoftë se ata dështojnë të sigurojnë shërbimet e anglezit.

Barcelona tashmë ka filluar bisedimet me klubin londinez, por oferta e parë prej 29 milionë eurosh për Cesc është refuzuar nga Arsenali.

Marca thotë se Madrid do të kthehet kah Fabregas vetëm nëse Gerrard vendos të qëndrojë në Anfield, pasi trajneri i ri i Realit, Jose Mourinho, preferon kapitenin e Liverpoolit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)