29 Mars 2024

Edhe katër federata sigurojnë mbështetjen financiare nga MKRS-ja

Prishtinë, 27 mars - Në vazhdën e nënshkrimit të memorandumeve me federatat sportive, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi me Federatën e Xhudos të Kosovës (FXHK), Federatën e Notit të Kosovës (FNK), Federatën e Skitarisë të Kosovës (FSK) dhe Federatën e Shenjëtarisë së Kosovës (FSHK).
 
Në bazë të memorandumeve të nënshkruara sot, ofrohet mbështetja financiare nga ana e MKRS-së për FXHK-në në vlerë prej 137,115 euro të cilin dokument e nënshkroi kryetari Agron Kuka.

Federata e Notit e përfaqësuar nga kryetari Imer Rama, siguroi përkrahjen për vitin 2018 në vlerë prej 75,045 euro. Në emër të Federatës së Skitarisë memorandumin e nënshkroi kryetari Milaim Kelmendi për të siguruar mbështetjen një vjeçare në vlerë prej 71,535 euro.

Kurse Federata e Shenjëtarisë do të përkrahjet sipas kategorizimit me shumë prej 48,026 eurove, memorandumin për të cilën vuri firmë Agron Jusufi, nënkryetar i kësaj federate.

Ministri Kujtim Gashi, u shpreh se këto ditë do t’i finalizojmë dhe nënshkruajmë memorandumet edhe me federatat tjera, tashmë kur është e ditur se me çfarë shumash do të mbështeten këto federata.

“Edhe memorandumet që u nënshkruan sot janë në vazhdën e mbështetjes financiare të drejtpërdrejt që ministria ofron për federatat sportive me qëllim që ato të arrijnë të përmbushin planin dhe objektivat për këtë vit. I përgëzoj katër federatat që nënshkruan sot këto marrëveshje do t’i quaja me MKRS-në. I inkurajoj drejtuesit e këtyre federatave që të organizojnë aktivitete e gara sa më cilësore dhe të fokusohen edhe në ngritjen e cilësisë dhe rezultateve”, tha ndër të tjera ministri Gashi.
 
Ndërkaq, nga ana tjetër, drejtuesit e federatave që morën mbështetje pas nënshkrimit të memorandumeve, u shprehën të lumtura për përkrahjen e vazhdueshme që ministria po jep për federata dhe kjo ka ardhur duke u rritur vazhdimisht vit pas viti.

Me kategorizim, kanë vlerësuar ata, është bërë një qartësi se kush punon dhe siguron rezultate në gara, paguhet sipas meritave dhe kjo është e mirëseardhur, kanë konsideruar drejtuesit e këtyre federatave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)