24 Prill 2024

Edhe Belleti largohet nga Chelsea

Londër, 10 qershor - Eksodi i lojtarëve të Chelseat është duke vazhduar. Viktima e radhës e operacionit të ashtuquajtur ‘spastrimi blu’ është braziliani Juliano Belletti.

33-vjeçari Belletti iu bashkua Chelseat në vitin 2007 nga Barcelona, ndërsa gjatë kësaj kohe ai pati 94 paraqitje në fanellën e Chelseat. Kontrata e tij skadon në fund të këtij muaji dhe ai është i lirë të largohet si transfer i lirë në ndonjë skuadër tjetër.

Këto largime të skuadrës londineze, shihen si përpjekje të lirimit të hapësirës së skuadrës për lojtarët e rinj nga akademia, Patrick van Aanholt dhe Jeffrey Bruma.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)