29 Mars 2024

Dunga sqaron listën e tij befasuese

Rio De Zhenerio, 13 maj - Përzgjedhësi i Brazilit, Carlos Dunga, ka sqaruar motivet prapa thirrjeve të tij në listën para Botërorit të këtij viti në Afrikën e Jugut, listë që ka zgjuar vëmendjen e mbarë opinionit futbolldashës.

Dunga para të gjithë të tjerëve ka publikuar listën e tij përfundimtare prej 23 futbollistëve, me ç’rast, ai nuk ka ftuar emra të mëdhenj si Adriano, Ronaldinho dhe Alexandre Pato.

“Duhet t’i shikoni lojtarët në kombëtare. Lojtari në klub dhe në kombëtare nuk është i njëjtë. Adriano ka pasur një numër rastesh për t’u kthyer nga situatat jo të mira të tij, por ka ardhur koha kur është dashur të marrim një vendim racional në të mirë të grupit. Ka futbollistë që luajnë vetëm pesë minuta dhe shfrytëzojnë rastin. Grafite bëri këtë, kurse ai është i ngjashëm me Adrianon”.

“Neymar dhe Paulo Henrique? Pse nuk më keni pyetur në dhjetor? Ose në janar, ose në shkurt?! Njerëzit thonë që është dashur t’i ftoj për të fituar përvojë në mënyrë që të përgatiten para Botërorit të vitit 2014. Por, mua më duhet të fitoj tani. Unë bëra shaka me asistentin tim Jorginhon, kur i thashë se është e drejtë që t’i ftojmë bijtë tanë për t’u dhënë përvojë. Ata janë lojtarë të talentuar, por ishin zëvendësues në fund të kampionatit brazilian dhe nuk e di si do reagonin në Botëror”.

“Julio Baptista në vend të Ronaldinhos? Është e thjeshtë. Julio Baptista është rezervist sepse te Roma është një futbollist si Totti, që është mbreti i Romës dhe luan në atë pozitë. Sa për Donin, ai është zënë me klubin për të ardhur me kombëtare për t’u përballur me Anglinë. Për shkak të kësaj ai u dënua nga Roma. Unë nuk mund ta harroj këtë. Nëse e bëj këtë, lojtarët tjerë do thoshin se nuk isha i drejtë me të”, përfundoi Dunga, duke iu larguar pyetjes për mosthirrjen e Ronaldinhos.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)